Britania e Madhe do të dërgojë dy anije në Mesdheun Lindor dhe do të fillojë fluturimet e vëzhgimit mbi Izrael, një shfaqje ushtarake për t’i siguruar mbështetje Izraelit, raporton Dailymail.

Anijet ndihmëse të Flotës Mbretërore RFA Argus dhe RFA Lyme Bay do të dërgohen në rajon. Avionët vëzhgues të RAF do të fillojnë patrullimet në 24 orët e ardhshme.

Rishi Sunak ka përsëritur mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Izraelin dhe ‘dënimin e qartë’ të qeverisë së terroristëve të Hamasit.

Gjithashtu Kryeministri njoftoi 3 milionë paund fonde shtesë për të mbrojtur shkollat dhe ndërtesat e tjera të komunitetit hebre.