Siguria gjatë mbajtjes së Samitit për procesin e Berlinit është parë me prioritet nga ana e policisë Shqiptare e cila ka përcaktuar një perimetër të gjerë sigurie që rrjedhimisht ka sjellë bllokime rrugësh dhe mbyllje biznesesh.
Masat kanë prekur edhe institucionet arsimore. Fakulteti Ekonomik dhe ai I Histori Filologjisë nesër do të mbyllë dyert për studentët dhe mësimi do të zëvendësohet një ditë tjetër. Për të hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e samitit për procesin e Berlinit policia shqiptare është konsultuar me Europol dhe Interpol. Para gjatë dhe pas samitit pritet të angazhohen 200 punonjës nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikes.
Për 24 orë nga ora 20.00 e të dielës deri në orën 20.00 të së hënës do të qëndrojnë të bllokuara akset rrugore që konsiderohen perimetër sigurie si bulevardi dëshmorët e kombit dhe Bajram Curri. Rruga “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu”, “Lekë Dukagjini dhe “Ukraina e lirë”.
Brenda këtij perimetri do të ndalohet kalimi edhe I këmbësorëve , përveç rezidentëve dhe gjithë bizneset do të mbyllen.
Ndërkohë që gjatë të hënës pritet të ketë kufizime të pjesshme dhe në akse të tjera. Rruga që lidh aeroportin e Rinasit me ish sheshin shqiponja, pjesa e unazës deri tek rrethrrotullim I I AQUK-ut për të vazhduar me pallatin e brigadave rrethrrotullimin e qytetit student deri tek bulevardi bajram Curri. Kufizimet nisin nga ora 8.00 dheri në 12.00 dhe nga ora 15.30 deri në orën 20. 00.
Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.
Për të lehtësuar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, që të reduktojnë në maksimum përdorimin dhe qarkullimin me automjete, gjatë kësaj dite, si dhe që të përdorin akse rrugore dhe drejtime të tjera lëvizjeje.