Konflikti për pronën në Kepin e Rodonit degradoi në përdorimin e armëve. Lidhur më këtë ngjarje është arrestuar edhe ish-deputeti Mark Froku.
Gazetari Leonidha Musai tha për “ABCNews” se tetë persona janë arrestuar. Ndërsa të dyja palët e përfshirë në konflikt, banorë të zonës dhe përfaqësues të Kishës Françeskane pretendojnë se kanë certifikatë pronësie.
Gjithashtu bëhet me dije se personi që ka qëlluar me armë zjarri është ende në kërkim.
“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shetaj pranë Kepit të Rodonit. Fillimisht u përshinë në konflikt verbal e fizik dhe më pas ka pas. Pretendojnë se kanë një parcelë tokë që është në pronësi të Kishës Françeskane. Tetë personat u përfshinë në konflikt për çështje pronësi. Të dyja palët pretendojnë se kanë certifikatë pronësie të një parcele në hyrje të parkut. Banorët pretendojnë të ndërtohet një rrugë ndërsa Kisha Françeskane nuk e lejon. Pra banorët kanë certifikatë pronësie, po ashtu edhe Kisha Françeskane pretendon se certifikata është e rregullt”, raportoi gazetari Leonidha Musai.
Konflikti ditën e djeshme ka qenë shumë i ashpër dhe situata ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. Ende nuk është përcaktuar nga policia se kush e posedonte armën e zjarrit. Konfliktet për këtë pronë kanë qenë të vazhdueshme.