Nesër parlamenti do të mblidhet në orën 17.00, mbledhje që do t’i kushtohet problemeve të qytetarëve. Por kjo seancë pritet të jetë e tensionuar për shkak të vendimit që opozita mori dy javë më parë se nuk do të lejojë asnjë mbledhje normale tëparlamentit.

Për me tepër 23 deputetët demokratë të cilët janë përjashtuar nga parlamenti për 10 ditë do të shkojnë nesër në kuvend pavarësisht se sipas socialistë ve masa disiplinore ndaj tyre përfundon të martën.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetë t që të takohen 30 minuta para seancës për të shkuar së bashku në parlament. Bardhi ka vë në në dukje se masa disiplinore ndaj tyre nisi në datën 20 dhe përfundon në datën 29 tetor, ndaj opozita ka të drejtë të marrë pjese në mbledhjen e parlamentit pasditen e 30 tetorit.

Mbetet e paqartë se si do t’ia dalë opozita të jetë pjesë e seancës plenare, përsa kohë që forcat e Gardës së Republikës kanë marrë urdhër për t’i ndaluar 23 deputetët, përfshi Sali Berishën e Gazment Bardhin, të hyjnë në godinën e parlamentit.

Kjo është mbledhja e parë e parlamentit që zhvillohet pasi SPAK-u publikoi akuzat ndaj liderit të opozitës Sali Berisha për kompleksin Partizani.

Pavarësisht se deputetët e drejtuar nga Gazment Bardhi kanë mbajtur një qëndrim më të kujdesshëm ndaj SPAK-ut se sa kolegët e tyre, që mbështesin Sali Berishën, ata kanë vendosur sërish të ulen së bashku në një tryezë për të pasur një aksion të përbashkët të opozitës në parlament.