Palestinezi Abdalla Jaber prej 30 vitesh jeton e punon në Shqipëri nga ku ndërtuar edhe familjen.
Ai momentalisht ndodhet në Gaza me bashkëshorten dhe fëmijën, pasi shkuan atje për pushime dhe tashmë ndodhen në mes të luftës.
Në një intervistë ekskluzive me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, Abdalla sjell dëshmi të dorës së parë se si është duke e përjetuar këtë luftë e cila është duke prodhuar viktima nga Gaza dhe në Izrael. Fillimisht ai i përgjigjet pyetjes se si kanë qenë për të këto pesë ditë në luftë.
Abdalla Jaber: Shtëpia ime është në një zonë që tashmë është goditur, 14-15 shtëpi ishin të dëmtuara, njëra prej tyre edhe shtëpia ime, kjo është gjendja në Gaza. Po hidhet një armë që përdoret për…si të them një zog i vogël me një tank, nuk e kuptoj përse avionët godasin njerëz civilë, kanë dalë video që kanë kaluar kufirin me izraelitë, çfarë ke këtu në Gaza, shko kapi atje, ata a kanë kaluar në Izrael, shko kapi atje, hidhen ditë e natë bomba. Çfarë pune ke në Gaza?!
Muhamed Veliu: Si i shikoni veprimet e Hamasit duke hyrë në shtëpitë e izraelitëve dhe vrarë ata, duke mos kursyer edhe fëmijët?
Abdalla Jaber: Nuk ka asnjë të drejtë të vrasë fëmijët dhe asnjë pikë të drejtë të futen në shtëpinë e tjetrit, unë nuk i jap të drejtë asnjë personi, ky është krim, kush vret fëmijët është kriminel, edhe tani në Gaza ditë e natë shikojmë me sytë tanë që fëmijët po vriten, Hamasi nuk ka të drejtë të vrasë fëmijët, edhe ata për të na vrasin neve.
Intervistën e plotë me Abdalla Jaber do ta ndiqni në edicionin e lajmet në Top Channel në orën 15:00.