Që prej së shtunës, Sali Berisha dhe gjithë taborri i tij, nuk kanë lënë njeri pa akuzuar, si përgjegjës për gjëmën që po u ndodh.
Por interesant është fakti, se askush nuk e ka përmendur SHBA, e cila qendron pas reformës në drejtësi dhe që Sali Berishën e ka shpallur “non grata”. Ky detaj theksohet dhe nga gazetari Habjon Hasani. “Kam verejtur nje ngjashmeri makabre ne menyren si Berisha perjeton personat apo fuqite qe i ka frike, qe e tmerrojne dhe e fusin ne ankth e pasiguri.
Ai dhe te vetet kane 72 ore qe akuzojne kedo, Ramen, analistet, SPAK-un, gazetaret e kronikes dhe kedo qe perpiqet te thote nje mendim qe nuk u shkon per shtat. Por gjalle ne bote se permendin ndikimin dhe rolin absolut te SHBA-ve mbi SPAK-un.
Kjo “tabu” me SHBA-te me sjell ndermend tabu-ne e Berishes dikur me Fatmir Haklajn, nuk guxoi ta permendte kurre me emer sa ishte gjalle. Çka me ben te mendoj se duhet te jete i njejti nivel frike dhe paranoje si nga ai qe te kercenon me plumb dhe nga ata qe te kercenojne me ligj”, shkruan ai.