Vetëm pak ditë pasi fshiu të gjitha postimet nga llogaria e saj personale në Instagram, këngëtarja 28-vjeçare Dua Lipa është rishfaqur në rrjetet sociale, këtë herë duke na treguar ngjyrën e re të flokëve.
Mes ngjyrës cherry cola, nuanca e re e kuqe e Dua Lipës na kujton dekadat e kaluara, të cilat ajo i ka si pikë referimi për stilin e saj personal. Duke parë direkt në kamerë dhe e veshur me një bluzë të kuqe, të bardhë dhe blu, këngëtarja u tregoi fansave nuancën e re të flokëve.
Në mbishkrimin e fotos, ajo pyeti fansat nëse i mungonte. Përgjigja është e qartë, pasi Dua Lipa është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan shumë gjëra nga përditshmëria e saj në internet.
Në ditët në vijim ka mundësi që të shohim edhe ndonjë postim për albumin e tretë që ajo po përgatit dhe për promovimin e të cilit janë tërhequr të gjitha postimet e mëparshme në llogarinë e saj personale në Instagram. Për sa i përket përmbajtjes, nga vetë deklaratat e saj e dimë se do të ketë elemente pop, por do të pasurohet me tipare të papara për muzikën e saj. Megjithatë, ajo i ka siguruar fansat se nuk do t’i zhgënjejë artistikisht.
Më poshtë mund ta shihni look-un e ri të Dua Lipës: