“Interi është ëndrra ime”, tha Bento në verë kur emri i tij u lidh me zikaltrit. Që atëherë portieri brazilian nuk ka dalë kurrë nga radarët e klubit që po e konsideron Benton si përforcimin e radhës duke marrë parasysh edhe moshën e Zomerit.
Sulmi për të siguruar shërbimet e 24- vjeçarit të Atletiko Paranenses pritet në verë, edhe pse kërkesat e klubit brazilian janë të larta.
Në kontratën e portierit që skadon në dhjetor 2026, është përfshirë një klauzolë largimi prej 60 milionë eurosh, një shumë e papërballueshme për zikaltrit, por që nisur nga vullneti i Bentos dhe nga premtimi i mundshëm i klubit për ta lënë të lirë të bëjë kapërcimin në futbollin elitar, mund të lehtësohet.