Mbretëresha Rania e Jordanisë akuzoi liderët perëndimorë për standard të dyfishte, duke mos dënuar vdekjet e civilëve në Gaza, teksa lufta e Izraelit ndaj Hamasit kërcënonte destabilizojë marrëdhëniet mes SHBA dhe udhëheqësve arabë.
Në një intervistë për Christiane Amaunpur të CNN, ajo tha se ishin të tronditur dhe zhgënjyer nga reagimi i botës ndaj katastrofës në Gaza.
“Jemi thjesht të tronditur dhe zhgënjyer mbi reagimin e botës ndaj kësaj katastrofe. Gjatë javëve të fundit kemi parë njëlloj standardi të dyfishtë. Kur 7 tetori ndodhi bota reagoi menjëherë duke u rreshtuar në krah të Izraelit por tani përballë asaj që po ndodh në Gaza, po shohim botën të heshtë”, tha ajo.
Izraeli rrethoi plotësisht gazën pas sulmit të 7 tetorit nga militantët e Hamasit që kontrollojnë rripin, duke nisur një fushatë të pamëshirshme bombardimesh ajrore e duke bllokuar hyrjen e furnizimeve jetësore për civilët atje.
Të dhënat e fundit flasin për rreth 6 mijë qytetarë të vrarë përfshirë mbi 200 fëmijë e gjithashtu 35 punonjës të OKB.
“Kjo është hera e parë në historinë moderne që ka kaq shumë vuajtje njerëzore dhe bota as nuk po bën thirrje për armëpushim. Si nënë, shoh me dhimbje teksa nënat palestineze duhet të shkruajnë emrat e fëmijëve të tyre nëpër duar, pasi mundësitë që të vdesin nga bombardimet janë të larta”, u shpreh ajo.
Liderët e vendeve arabe shprehin gjithmonë e më shumë frustrimin për atë që e perceptojnë si mungesë vullneti nga SHBA për të zbutur rrethimin e Gazës nga Izraeli.
Uashingtoni, një aleat i ngushtë i Tel Avivit qëndron i palëkundur në mbështetjen ndaj Izraelit dhe i ka rezistuar thirrjeve për armëpushim. SHBA vuri veton ndaj një rezolutë në OKB që kërkonte pushim të luftimeve.