Në dosjen hetimore të SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani janë zbardhur edhe dëshmitë e ministrave të asaj kohe, ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, por edhe ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli.

Të dy zyrtarët kanë dhënë dëshmitë e tyre para prokurorëve të SPAK, ku kanë treguar edhe rolin që kanë pasur në këtë procedurë.

Mediu ka deklaruar se “nuk ka dijeni se si ka qenë organizuar klubi sportiv Partizani apo të ketë pasur ndonjë diskutim për mënyrën e organizimit apo funksionimit të këtij klubi. Nuk ka qenë as në detyrat dhe as në interesin e tij si Ministër i Mbrojtjes, se çfarë bëhej me ekipin e futbollit Partizani…Ne lidhje me faktin nëse ka qenë në planin e përhapjes Klubi i Futbollit Partizani, deklaron se për të qënë më konkret në përgjigjen e tij, për ekzistencën ose jo, do të njihet me planin e përhapjes të vitit 2005 për të parë nëse prona në fjalë ka qenë apo jo në planin e përhapjes. Praktika e akteve të nënshkruara nga ministri, shoqërohen sipas praktikës, nga memoja përkatëse ku vlerësohet baza ligjore dhe qëllimi dhe përgatitet nga strukturat përkatëse të Ministrisë”.

Nderkohe Genc Ruli deklaron se përshpejtimi i procedurave të privatizimit u bë pas kërkesës së pronarëve.

PJESE NGA DOSJA

23.1.I pyetur me datë 21.09.2022 shtetasi Fatmir Mediu deklaron se: ka ushtruar funksionin e Ministrit të Mbrojtjes që nga shtatori i vitit 2005 deri në mars 2008. Ne njohjen e tij, pronarë të pronave që administroheshin nga institucione të ndryshme ka qenë Ministria e Ekonomisë, ky ka qenë pronari shtet. Si Ministri Mbrojtje, administronin pronat e Ministrisë së Mbrojtjes. Ka pasur dy lloje pronash, pronat që ishin të trashëguara por jo në interesin e Ministrisë së Mbrojtjes për shkak të reformave dhe prona që ishin në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura të cilat propozoheshin nga Shtabi tek Ministri i Mbrojtjes për miratim nga Presidenti i Republikës. Ministria e Mbrojtjes, është asistuar në procesin e reformave dhe transformimit nga Pentagoni nëpërmjet kompanisë SAIC dhe më vonë nga kompania CUBIC, të cilët kanë asistuar forcat e armatosura, në politikat e plotësimit të kritereve për t’u bërë anëtar i NATO-s, ku përfshiheshin niveli operacional, financimi edhe po ashtu ambjentet e nevojshme për të ushtruar funksionet Forcat e Armatosura. Në lidhje me VKM e vitit 2003, kjo VKM ka ngarkuar me përgjegjësi Ministrinë e Mbrojtjes për administrimin dhe regjistrimin e pronave, përfshi edhe Klubin Partizani. Ministria e Mbrojtjes ka pasur një strukturë përkatëse, mesa i kujtohet në nivel sektori që merrej me regjistrimin dhe administrimin e pronave. Nuk ka dijeni nëse prona e sipërcituar ka qenë e regjistruar apo jo në ZVRPP. Ka një drejtori dhe sektor përkatës që është marrë me këtë çështje në Ministrinë e Mbrojtjes. Shprehet se nuk ka dijeni se si ka qenë organizuar klubi sportiv Partizani apo të ketë pasur ndonjë diskutim për mënyrën e organizimit apo funksionimit të këtij klubi. Nuk ka qenë as në detyrat dhe as në interesin e tij si Ministër i Mbrojtjes, se çfarë bëhej me ekipin e futbollit Partizani…Ne lidhje me faktin nëse ka qenë në planin e përhapjes Klubi i Futbollit Partizani, deklaron se për të qënë më konkret në përgjigjen e tij, për ekzistencën ose jo, do të njihet me planin e përhapjes të vitit 2005 për të parë nëse prona në fjalë ka qenë apo jo në planin e përhapjes. Praktika e akteve të nënshkruara nga ministri, shoqërohen sipas praktikës, nga memoja përkatëse ku vlerësohet baza ligjore dhe qëllimi dhe përgatitet nga strukturat përkatëse të Ministrisë. Nga sa vlerëson këto akte, janë një proces vazhdues i lidhur me VKM nr. 515 datë 18.07.2003 apo duke vlerësuar shkresat me z. Ruli, të një korrespondence të qeverisë paraardhëse, përpara se ai vetë të emërohej ministër, korrespondencë kjo ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrive të tjera. Strategjitë përgatiteshin nga strukturat civile dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes bashkë me asistencën e partnerëve të cituar më sipër.

23.2.Me shkresën nr. 280/1 prot datë 31.10.2005 te METE nënshkruar nga Ministri Genc Ruli, dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, është parashtruar se: Në përgjigje të shkresës së Ministrisë së Mbrojtjes me nr. 9549/1 datë 12.10.2005 në lidhje me terrenet sportive të Klubit të Futbollit Partizani, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes nuk është ushtruar kompetenca me cilësinë e organit të vartësisë administrative si Ministri e Linjës, ku sipas VKM nr. 195 datë 20.03.1998 “Për privatizimin e ndërmarrjeve që nuk mund të transformohen” pika 2 dërgon propozimet përkatëse për privatizim në METE. Sa më sipër, në vijim të shkresës së METE me nr. 4533/22 datë 21.07.2005 ripërsërisin kërkesën duke kërkuar saktësim të qëndrimit të Ministrit të Mbrojtjes në lidhje me terret sportive të Klubit të Futbollit Partizani.

23.2.1.Në VKM nr. 195 date 20.03.1998 “Per privatizimin e ndërmarrjeve që nuk mund të transformohen” eshte parashikuar se: 1.Objekti i këtij vendimi janë ndërmarrjet, të cilat sot për sot e kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike dhe nuk plotësojnë kriteret e transformimit në shoqëri tregtare, në zbatim të ligjit nr. 7926, date 20.4.1995 “Per transformimin e ndërmarrjeve shteterore në shoqëritë tregtare”, ndryshuar me ligjin nr.8237, datë 1.9.1997 dhe ligjit nr. 7638, date 19.11.1992 “Per shoqëritë tregtare; 2.Lista e ndërmarrjeve me të dhënat përkatëse i dërgohet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit nga organet qendrore dhe pushteti lokal, sipas vartësisë administrative të ndërmarrjeve. Kjo listë publikohet me urdhër të Ministrit të Ekonomisë Publike dhe Privatizimit; 3. Format e privatizimit janë: shitja; shitja me rezervë; kontrata e enfiteozes; 4.Përzgjedhja e formes se privatizimit behet nga Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, sipas propozimeve të bëra në ofertat parakualifikuese, duke i dhënë përparësi shitjes;5. Për shitjen dhe shitjen me rezerve ngarkohet AKP-ja ta realizojë atë në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 192, date 20.3.1998 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet, si dhe procedura e shitjes…7. Vlerësimi i kapitalit të ndërmarrjeve dhe dokumentacioni përkatës për privatizim pergatiten sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 192, date 20.3.1998 “Për kriteret e vleresimit të pronës shtetërore që privatizohen, si dhe procedura e shitjes”. Afatet e vlerësimit përcaktohen me urdhër të Ministrit. Për drejtuesit që pengojnë procesin e privatizimit, të merren masa disiplinore sipas nenit 7 te ligjit nr. 7926, date 20.4.1995 “Per transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqërie tregtare”, ndryshuar me ligjin nr. 8237, datë 1.9.1997; 8. Ndryshimet në kapitalet e ndërmarrjeve për nevojë të ristrukturimit behen me urdhër të Ministrit të Ekonomisë Publike dhe Privatizimit….

23.2.2.1 pyetur më datë 27.09.2022 shtetasi Genc Ruli ka deklaruar se: “: Jam emëruar Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në vitin 2005. Ministria e Ekonomisë ka rolin e drejtuesit metodologjik në procesin e privatizimit me titullin që i jep ligji si përfaqësues i pronarit shtet dhe monitoron dhe drejton procesin e privatizimit pas prononcimit që kanë institucionet e linjës që janë edhe administratorët e pronës. Në vitin 2005, në përputhje me atë që ishte programi i qeverisë, përshpejtimi i procesit të privatizimit të pronave shtetërore dhe përshpejtimi i procesit të kthimit të pronave ish pronarëve, ministria jonë i është drejtuar gjithë ministrive të linjave që të dorëzonin pranë nesh iventaret e pronave shtetërore ende të paprivatizuara. Këtu fillon një shkëmbim korrepondencë me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila na pyet se cfarë të bëjë me Klubin e Futbollit Partizani. Janë dy procese privatizimi që është klubi i Futbollit Partizani dhe klubi shumësportesh Partizani. Ne të parin autoriteti administrues ishte Ministria e Mbrojtjes dhe të dytin e kishte Ministria e Kulturës….. Ndofta nga korriku i vitit 2005 pasi kishin mbaruar edhe zgjedhjet, ka një shkëmbim midis Ministrisë së Ekonomisë Anastas Angjeli dhe Ministrisë së Mbrojtjes Pandeli Majko dhe Ministrisë së Turizmit dhe Sporteve Blendi Klosi, ku ministri Angjeli i kërkon të prononcohen se çfarë do bëhet me klubin Partizani, nëse do e miratojnë privatizimin, pasi ka interesim nga shoqëria anonime që operonte ndërkohë në ato ambiente. Nga ana ime, ne nentor te vitit 2005, iu drejtova gjithë ministrive me letër dhe z. Mediu më drejton një letër në lidhje konkretisht me këtë klub meqënëse katër muaj më parë ishte bërë një kërkesë për privatizim nga qeveria e meparshme dhe me kërkon se çfarë mendonim ne si METE ne lidhje me administrimin e kesaj prone, pasi Ministria e e Mbrojtjes nuk ka më në objektiv të administrojë prona jo ushtarake, që nuk i shërbejnë më ushtrise. Ministria e Mbrojtjes në atë kohë ka pasur shumë lloje pronash, klub sportiv, shtëpitë e oficerëve, toka bujqësore, uzina, fabrika etj. Mediu m’u drejtua mua që të merrte mendim dhe unë i ktheva përgjigje që ishin ata që duhet të merrnin vendim për këtë pronë, se çfarë fati do të ketë, do privatizohet, do jepet me qera. Nga z. Mediu vjen një prononcim i dytë që nuk do ta perfshinin në planin e shpërndarjes ku këtë të fundit e miratonte presidenti. Z. Mediu u shpreh se nuk do ta përfshijë në planin e përhapjes pasi nuk përfshihet në objektivat tona. Kjo shkresë mund të jetë rreth nëntorit 2005…”

23.2.3.I pyetur më datë 21.09.2022 shtetasi Fatmir Mediu deklaron: “…se sipas shkresës me nr, 280/1 prot date 31.10.2005, të ministrit Genc Ruli, rezulton se ka një kërkesë paraprake nga METE më datë 21.07.2005 që ka marrë përgjigje nga Ministri i Mbrojtjes me shkresën nr. 9549/1 prot date 12.10.2005. Ne shkresën e saj METE ka theksuar se ishte detyrimi i Ministrisë së Mbrojtjes në bazë të VKM-se Nr.195 date 30.03.1998 për të përcjellë objektet për privatizim. Kjo kërkesë e tyre vjen në mbështetje dhe ripërsëritje të kërkesës të bërë nga kjo ministri në korrik të vitit 2005, nga qeveria e mëparshme. Duket që ka një vazhdimësi të korrespodencave të qeverisë së mëparshme me kohën kur unë kam qënë Ministër.