Cristiano Ronaldo ka marrë një ofertë të papritur, teksa në janar të 2024 mund të ndërrojë sërish ambient dhe të bashkohet me Newcastle në Premier League angleze të futbollit. Sipas “El Nacional” në Spanjë, ish-sulmuesi i Manchester United është informuar se ai mund t’i bashkohet klubit të Newcastle në vitin 2024. Kujtojmë se Ronaldo u largua nga Manchester United në nëntor të vitit 2022 pas ndërprerjes së kontratës. Ai iu bashkua gjigantëve sauditë Al Nassr në janar 2023 pas Kupës së Botës 2022 në Katar. Ish-ylli i Juventusit dhe Real Madridit ka shënuar 24 gola në 24 paraqitje për Al Nassr në Ligën Pro Saudite që nga kalimi në Riad.

Paraqitjet e tij në Ligën Saudite kanë emocionuar pronarët e klubit, të cilët tani thuhet se i kanë ofruar Ronaldos një lëvizje te Newcastle United, një skuadër në pronësi të pronarëve të Al-Nassr. Ende nuk është konfirmuar nëse Ronaldo e ka pranuar ofertën, por Ronaldo ka të ngjarë të marrë në konsideratë ofertën në javët e ardhshme.