Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të premten për të diskutuar konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.

Këshilli nuk ka vendosur ende nëse takimi do të jetë publik, thanë diplomatët, raporton JerusalemPost.

15 anëtarët u takuan me dyer të mbyllura të dielën, një ditë pasi Hamasi sulmoi qytetet dhe fshatrat izraelite, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë shumë pengje në Gaza.