Ajo është një prej modeleve shqiptare më të kërkuara jo vetëm në Shqipëri, por edhe nëpër botë. Të shumta janë sukseset që Oriola Marashi ka arritur në një kohë shumë të shkurtër dhe listës së këtyre sukseseve i paraprin sigurisht të qenit imazh i “Guess”!
Prej disa vitesh, ajo është pjesë e markës prestigjioze, për të cilën ka sfiluar në pararela, e ka realizuar fushata.
Edhe këtë herë ajo është shfaqur në fushatën e tyre të fundit, e shoqëruar mga djali i këngëtarit të famshëm italian Andrea Bocelli. Mateo është këngëtar dhe yll në ngjitje në tregun italian, e jo vetëm.
Sikurse mund të shihet në foto mes tyre ka kaq shumë kimi dhe dyshja duken perfekte krah njëri-tjetrit.