Papa Françesku ka bërë thirrje për t’i dhënë fund sulmeve në Izrael dhe Palestinë pas inkursionit të armatosur të Hamasit ditën e djeshme. Ai tha se terrorizmi dhe lufta nuk ofrojnë zgjidhje për problemet e rrënjosura thellë në rajon. Më shumë se 400 militantë palestinezë janë vrarë në jug të Izraelit dhe në Rripin e Gazës, si dhe dhjetëra të tjerë janë kapur.
Të paktën 350 persona kanë humbur jetën në Izrael dhe thuajse 1600 të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi i armatosur i së shtunës nga Hamasi. Gjithashtu, raportohet për mbi 100 persona të marrë peng. Shteti izraelit njoftoi se po punon për marrjen nën kontroll të territorit të sulmuar nga Hamas dhe për lirimin e pengjeve.
Në këtë shpërthim të ri të konfliktit është përfshirë edhe Libani, nga ku milintatët e Hezbollahut lëshuan disa raketa në drejtim të Izraelit.