Pas planit të Laert Haxhiut për të vrarë dy prokuroret Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimin, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po zhvillohet një takim për të riorganizuar mënyrën e mbrojtjes së prokurorëve që u rrezikohet jeta nga grupet kriminale.
Altin Dumani, Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku dhe Kreshnik Ajazi, Gramoz Sako po marrin pjesë në takim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.