Pas një mungese disa-vjecare në ekranet shqiptare, talent show “X-Factor Albania” do të rikthehet. Lajmin e ka bërë me dije vetë drejtuesja e programit, Alketa Vejsiu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku bashkangjitur me një video përmbledhsëse nga edicionet e kaluara, ajo njofton rikthimin, jo vetëm të “X FACTOR”, por të talent show-ve që nuk janë zhvilluar më prej disa kohësh.

Po ashtu, ajo bën edhe një përmbledhej të asaj që “X Factor” përfaqëson, si për konkurrentët potencialë, ashtu edhe për vetë atë dhe regjizoren Vera Grabocka, ndërsa në bazë të eksperiencës së saj në të kaluarën, tregon se cfarë të rinjtë mund të arrijnë nëpërmjet këtij spektakli.

Vejsiu ka ndarë edhe datat dhe vendet e audicioneve fillestare, por duke mos ndarë detaje në lidhje me datën e nisjes së netëve live, ashtu edhe të anëtarëve të jurisë, që me gjasë do jenë emra mjaft të dëgjuar të muzikës shqiptare.

“Jemi shumë të lumtur që sjellim në ekran pas disa vitesh mungesë këtë platformë të jashtëzakonshme, që do të zbulojë talentet e reja në muzikë! Pas shumë vitesh mungesë në ekranet shqiptare të programeve ‘talent show’, po ju presim kudo ndodheni, që t’ju zbulojmë juve, super star-ët e rinj të muzikës dhe skenës shqiptare”.