Përfundon takimi i “Pesëshes” në Prishtinë. Në fjalën e tij për mediat Miroslav Lajçak tha se pret bashkëpunimin e Serbisë po ashtu edhe Kosova të përmbushë detyrimet e dialogut.
Gjithashtu ai theksoi se nëse mes dy vendeve, Kosovë e Serbi nuk ka dialog mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit.
“Nëse nuk ka dialog mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit dhe për këtë arsye ne jemi këtu, për dialog. Proceset janë në vazhdimësi. NATO është shumë e angazhuar. Dialogu sjell normalizim të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd. Unë mbaj anën e BE-së dhe jemi fokusuar në substancë. Sa për sulmin nuk mund të ketë shmangie. Unë them që të hiqet çdo barrierë sa i përket lëvizjes së lirë”, tha ndër të tjera Lajçak.