Ish ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi i ka dalë në mbrojtje kryeministrit shqiptar pas reagimeve të ashpra të intervistës së Ramës për median “The Financial Times”, ku foli për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, për shkak të sulmit serb.
Përmes një postimi në “Twitter”, ai shkruan se veriu po bëhet “toka e askujt” është përkthim injorant dhe keqdashës dhe se po përpiqen të na përçajnë.
“Unë shoh disa komente vërtet të këqija për kryeministrin Edi Rama duke thënë se veriu po bëhet “toka e askujt”. Ky është përkthim injorant ose keqdashës.
Ai tha “toka e askujt”, një përshkrim i përdorur nga shumë analistë dhe politikanë kur përshkruan RKS-në veriore. Ka njerëz që përpiqen të përçajnë”, shkruan Selimi.