Një incident është shënuar gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, ku një prej operatorëve të mediave është qëlluar me rregulloren e Kuvendit nga deputeti Flamur Noka.
Shkak për reagimin e Nokës, ishte filmimi që kameramani po i bënte telefonit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky moment nuk është kapur nga kamerat, ndërsa ishte kryeparlamentarja Lindita Nikolla i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se nuk mund të ketë reagime të tilla ndaj medias.
Lindita Nikolla: Vërejte me reagimin ndaj mediave. Nuk mund të reagoni ashtu ndaj medias duke e qëlluar me rregulloren e Kuvendit. Ju lutem etikë në sallë dhe respekt ndaj medias së lirë. Nuk mund të rri unë teksa shoh një veprim të tillë.
Flamur Noka: Ti maksimumi deri tek perdja sheh, nuk sheh përjashta.
Lindita Nikolla: Sytë e mi me gjithë gjyzlykë e shohin shumë.
Flamur Noka: Edhe telefonat i filmojnë kameramanët e tu.
Lindita Nikolla: Jo nuk janë kameramanët e mi, po janë kameramanët e medias së lirë.