Pamjet që shihni tregojnë momentin kur 31-vjeccarja gjermane, është nxjerrë e pajetë nga një greminë në Shalë të Shkodrës.
Ngjarja ndodhi dje në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”. Shtetasja gjermane me inicialet R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në greminë. Si pasojë e dëmtimeve, turistja humbi jetën.
Është dashur ndërhyrja e forcave të shumta policore për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë, të cilët punuan për disa orë, në një terren të vështirë.