Alyssia Paljevic është shtetasja më e Republikës së Shqipërisë. Atletja me origjinë nga Ulqini, por e rritur në Francë është betuar para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku ka ndarë një foto në rrjetet sociale, duke e cilësuar Alyssian krenari të kombit tonë.

Ai shton se tashmë Alyssia është shqiptare jo vetëm me gjak, por edhe me nënshkrim, ndërsa i ka uruar asaj suksese që të bëjë krenarë shqiptarët kudo në botë.

“Ceremonia e betimit të shtetases më të re të Republikës së Shqipërisë, Alyssia Paljevic.

Alyssia, me origjinë nga Ulqini dhe e rritur në Francë është KRENARIA e kombit tonë, një atlete fantastike, portiere në ekipin e Lyonit, që tashmë është jo vetëm me gjak por edhe me nënshkrim SHQIPTARE.

Urime! Na bëj krenarë”, ka shkruar kryebashkiaku Veliaj.