Ditën e hënë, Jamarbër Malltezi si edhe ortaku i tij, Fatmir Bektashi do të dalë para trupës gjykuese për verifikimin e masave të sigurimit.
Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme do të mbahet në orën 13:00, ndërsa ende nuk ka një datë për Sali Berishën.

Ky i fundit, aktualisht është nën masën detyrim paraqitje dhe nuk mund të largohet nga vendi në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Sipas SPAK, ish-kryeministri me veprime konkrete ka ndikuar në miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të cilat u përshtatën me kërkesat e 5 pronarëve, mes të cilëve përfitues ishte dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë, Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën, pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta.