Problematika që lidhen me shëndetin mendor, e veçanërisht ankthi apo stresi po ndeshen gjithnjë e më shumë tek grupmoshat e reja. Sipas specialistëve janë një sërë faktorësh që sjellin këto çrregullime.
“Me një rritje të numrit të rastit mes të rinjve me çregullime ankthi apo alternime të humorit të cilat si faktorë kryesor kanë problematikat e ndryshme që ata përballen, stresorët e ndryshëm të jetës, problemet sociale apo edhe përdorimi i substancave dhe ekspozimi ndaj një jete virtuale që sot është tejet problematike. Mendoj se grupmoshat 22- 25 vjeç janë grupmoshta që po priren me shumë të kenë probleme ankthi.”
Për shkak të paragjykimeve të ndryshme nga rrethi shoqëror apo familja, këta të rinj hezitojnë të konsultohen me specialistin përkatës.
“Shoqëria jonë është stigmatizuese ndaj një personi i cili shfaq probleme të shëndetit mendor, por një frenim i tillë bën që një individi të mos dijë ku të drejtohet për të kërkuar ndihmë dhe një problematikë e patrajtuar në kohën e duhur padiskutim do të jetë më e vështirë për tu rikuperuar me kalimin e kohës.”
Një problem tjetër që lidhet me pacientët që kanë probleme me shëndetin mendor, janë edhe medikamentet pa recetën e mjekut.
“Ka individë të cilët tentojnë të shkojnë nëpër farmaci të marrin preparate të pakonsultuar me mjekët dhe pse kjo është e ndaluar dhe nuk lejohet që të dali asnjë ilac pa përshkrimin mjekësor. Mund të jenë raste sporadike sepse në masën më të madhe nuk ndohd oor në ata raste që ndodh nuk është normale sepse nuk mund të marrë diçka pa u konsultuar sepse nuk mund të dihet çfarë diagnose kanë.”
Sipas statistikave në vendin tonë 1 në 8 persona vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe një pjesë e konsiderueshme e këtyre individëve janë të rinj dhe adoleshentë.