Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka mohuar përfshirjen iraniane në sulmet vdekjeprurëse të nisura nga Hamasi të shtunën.

“Ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist”, tha ai, raporton Reuters. Kujtojmë se Irani është i njohur për financimin e Hamasit dhe furnizimin me trajnime dhe armë për militantët.

Khamenei është shprehur se sulmet në Izrael kanë shkatërruar struktura “që nuk do të riparohen lehtë”. “Ky tërmet ka shkatërruar disa struktura kritike (në Izrael) të cilat nuk do të riparohen lehtë. Veprimet e regjimit sionist janë fajtorë për këtë fatkeqësi”, ka deklaruar ai.

Irani është i njohur për financimin e Hamasit dhe stërvitjen e trupave ushtarake të kësaj organizate të shpallur terroriste nga disa shtete perëndimore.