Eksperti i sigurisë Avni Islami ka folur rreth sulmit të ndodhur në afërsi të manastirit të Banjskës në Kosovë.
Ai tha në Euronews Albania se arsyeja se përse po shtohen trupat e NATO-s në këtë zonë, është se forcat e vendosura në kufirin serb janë shumë të mëdha dhe me më shumë armatime në krahasim me ato të KFOR-it.
“Raporti i forcave në terren e përcakton edhe gjendjen politike dhe të sigurisë në atë pjesë. Aleanca veri-atlantike, apo NATO ka vlerësuar se numri i ushtarëve të KFOR-it në raport me forcat në kufirin e Serbisë janë dispropocionale.
Numri është jashtëzakonisht i madh, artileria e rëndë me një arsenal luftarak nuk është në përputhje me forcat reale që disponon KFOR.
Kjo bën që aleanca veri-atlantike të marrë dy vendime, ose ta shfuqizoj marrëveshjen me forcën e sigurisë të Kosovës ku thuhet se forca e Kosovës nuk do veprojë në veri pa miratimin e NATO-s.
Është momenti që institucionet e Kosovës të bëjnë kërkesë dhe ose të shtohen forcat e KFOR-it ose KFOR të kërkojë ndihmë nga forca e sigurisë së Kosovës”,-tha eksperti.