Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se marrëveshjet dypalëshe me Korenë e Veriut, do të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Putin uroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Ai shprehu kënaqësinë për faktin se marrëdhëniet Rusi-Kore e Veriut vazhdojnë të zhvillohen pozitivisht në të gjitha aspektet në bazë të traditave të lavdishme të së kaluarës.

“Jam i bindur se zbatimi i marrëveshjeve do të kontribuojë në zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit konstruktiv dypalësh për përmirësimin e mirëqenies së popujve të dy vendeve dhe sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit në gadishullin Korean dhe Azinë Verilindore në tërësi”, thuhej në urimin e Putinit, sipas agjencisë së lajmeve KCNA.