Drejtuesi i Forumit Shqiptar ne Mal te Zi, Nik Gjelosha, qe mori dy mandate deputetesh ne zgjedhjet e qershorit, ka reaguar ne rrjetet sociale mbi ndertimin e qeverise se re atje.

Gjeloshaj, te cilit ne negociatat e bera me heret me te mandatuarin per ndertimin e qeverise nga partia Europa Tani, iu ofrua: Zevendes-kryeministri, Ministria e zhvillimit ekonomik, Ministria e administrates publike ,Drehtoria e investimeve kapitale, thekson se: ‘‘Në lidhje me interesimin e mediave për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi dhe qëndrimin e Forumit Shqiptar:

Do të shqyrtojmë projekt-marrëveshjen e propozuar, e cila do të analizohet në ditët në vijim dhe do t’i kalojë për vendim organeve të subjektit politik.

Forumi Shqiptar është një organizatë politike pakicë, dhe matematikisht qeveria mund të formohet edhe pa ne.

Lëvizja Evropa tani dhe Mali i Zi Demokratik janë adresat që do të marrin përgjegjësinë për komunikimin me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Qeveria e Malit të Zi zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme, ne mund të jemi pjesë e qeverisë nëse dhe vetëm nëse ajo Qeveri:

– dënon agresionin rus dhe mbron të drejtat e Ukrainës;
– mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë;
– që mbron të drejtat e popujve pakicë dhe
– respekton sovranitetin e vendeve fqinje të njohura nga shteti i Malit të Zi.

Më në fund, deri të hënën do të marrim një vendim për pjesëmarrje në Qeverinë e re të Malit të Zi!

Nik Gjeloshaj
Bartës i listës së Forumit shqiptar