Një profesor në Universitetin prestigjioz të Stanfordit, në Kaliforni është pezulluar nga detyra e tij pasi quajti izraelitët ‘kolonizatorë’ dhe diferencoi studentët për nga prejardhja dhe identiteti i tyre.
Kjo ndodhi gjatë një diskutimi me studentët e tij, mbi luftën në Rripin e Gazës që po vijon që nga sulmi i Hamasit në Izrael.
Sipas asaj që mediat amerikane shkruajnë se profesori minimizoi Holokaustin, duke quajtur izraelitët “kolonizues” dhe veçoi studentët bazuar në prejardhja dhe identitetin e tyre.
“Pa paragjykuar çështjen, ky raport është një shqetësim serioz. Liria akademike nuk lejon shënjestrimin e studentëve bazuar në identitet,” shpjegoi universiteti.