Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me presidentin francez, Emanuel Macron teksoi se Shqiperia po punon që të kthehet në Evropën e Ballkanit në çdo aspekt.

“Mund të mikpresësh shumë francezë, por kur i pari i vendit troket në derë…që presidenti francez të vijë në Shqipëri nuk është diçka e lehtë dhe nuk ka qenë e lehtë prandaj unë kam qenë i lumtur sepse prania konfirmon besimin që ambicia e Shqipërisë për t’u bërë Evropa e Ballkanit është e pakthyeeshme. Do përpiqemi të jemi jo një nga 6 pjesët që është evropiane kur flet me Evropën dhe bëhet ballkanike kur flet me 5 të tjerët. Do vijojmë të investohemi për ta rimishëruar Evropën sepse procesi i zgjerimit janë procese që kanë vlerë për sa kohë transformojnë vetveten. Ky proces nuk është që ne të ikim në Evropë, por Evropa të vijë këtu. Unë ju siguroj që ne do të bëjmë çdo gjë që çdo vit e më shumë të jemi Evropa e Ballkanit në çdo aspekt, kemi shumë për të bërë”, tha Rama.