Kryeministri Edi Rama ka kritikuar edhe procesin e vendimmarrjes në Këshillin e Evropës. Sipas tij, Shqipërisë (ose vendeve më të vogla) nuk i duhet të ketë të njëjtën peshë vendimmarrje me fuqitë e mëdha.
‘Nuk të bën të bashkuar me Evropën fakti që ke apo s’ke të drejtën e votës në Këshillin Evropian.
Mua Këshilli Evropian sot më duket si familje kur gjyshit, fëmijët etj të gjithë kanë njëlloj të drejtë në vendimmarrje. Po në cilën shtëpi ndodh kjo? E gjithë pjesa e urtë e shtëpisë dhe me eksperiencë duan të marrin një vendim çohet stërnipi thotë jo. Ky është problem, që do e zgjidhin këta jo ne, se kjo është e mira kur je Shqipëri që se ke barrën të marrësh vendimin për gjërat e rënda. Ne s’duam atë, ne duam vendin tonë aq sa na takon në një familje të bashkuar. Ku si merr koka erë stërnipit shqiptar që të thotë e mori Skënderbeu Evropën.’- tha Rama.