SHARE
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë më 4 nëntor Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste.

Mësohet se delegatët do të duhet të jenë në orën 11:00 tek Pallati i Kongreseve për të zyrtarizuar vendimet e Asamblesë në fillimi të sezonit të ri politik.

Më 4 shtator kryesocialisti prezantoi ndryshimet në sekretariatin ekzekutiv të partisë që drejton, me në krye Sekretarin e Përgjithshëm që mbahej nga Damian Gjiknuri.

Emrat e rinj me në krye zëvendësuesin e Gjiknurit, Blendi Klosi, që më herët mbante detyrën e sekretarit organizativ do të votëbesohen për të nisur punën në postet drejtuese në parti.

Si një parapërgatitje për vitin zgjedhor, Klosi do të prezantojë para delegatëve platformën e tij për forcimin dhe organizimin e mazhorancës.