Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku do të marrë pjesë në forumin “Global Gateway” mbi sfidat aktuale të Europës dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kreu i qeverisë është takuar me komisionerin për zgjerimin Oliiver Varhelyi.

Vizita e kryeministrit në Bruksel vjen pak ditë pas mbajtjes së samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, i pari që është mbajtur jashtë kufijve të BE-së.