Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën me presidentin Macron duke u shprehur i lumtur që ishte krah tij në kryeqytetin tonë. Rama u kujdes të nënvizonte se ndonëse në gjuhë protokolli mbiemri ‘i lumtur’ do duhet të përdoret shpesh, ai e përdor atë në raste të sinqerta e të mëdha dhe e tillë ishte edhe vizita historike e Macron në Shqipëri.

‘E nis me një fjali në frëngjisht, për t’u kërkuar delegacionin tuaj se do më duheshin 3 ditë për të zgjedhur konfliktet ballkanike, sepse më është dëmtuar nga anglishtja.

Jam besimplotë se me gjithë këtë shtysë që na kanë dhënë sot për të patur kontakte shumë më të ngushta mes dy vendeve, nesër frëngjishtja ime do të jetë më e bukur se sot.Në protokollin diplomatik, fjala i lumtur përdoret shpesh.

E vërteta është se saherë unë gjendem në një situatë si kjo kur duhet shprehur kënaqësia për praninë e një miku të çmuar e evitoj fjalën i lumtur që sugjeron ministria e jashtme dhe them i kënaqur. Por sot dëshiroj ta them se jam i lumtur, shumë i lumtur që jam në krah te presidentit të Francë, jo në Paris, jo në një qytet të Evropës por në Tiranë.

Kjo vizitë është angazhim për t’u thelluar më tej marrëdhënia mes Francës dhe Shqipërisë që ka njohur një zhvillim i papritur por edhe i shumë pritur si rezultat i një riangazhimi të Francës në Rajon.’ – tha Rama.