Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Vond der Leyen dhe kancelarin gjerman Olaf Schoz theksoi se të gjitha vendet po përballen me sfida të jashtëzakonshme.
Rama: Është moment i vështirë për çdo kënd, sfidat ne të gjithë së bashku po përballemi janë të jashtëzakonshme, pas krizave të njëpasnjëshme që na kanë goditur të gjithë ne qofshim Evropë me B apo Evropë pa B, bashkëlidhur nuk duket sikur gjërat bëhen më mirë ase sa përkeqësohen përfshirë frontin e ri të tmerrshëm të konfliktit të Izraelit dhe Hamasit, në të njëjtën kohë sidoqoftë kanë farkëtuar miqësinë bashkëpunimin tonë, ndjekjen e përbashkësisë dhe falë udhëheqjes së BE ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejt BE. Këta dy gjermanë krah meje kanë orare kanë afate kohe, avionë për të marrë e gjëra për të bërë, nuk dua të marr nga koha e tyre këtu nuk kemi çdo ditë të presim presidenten e KE dhe kancelarin Scholz, ajo çka do të thonë ata është më e rëndësishme ajo çka do të them unë.
Pranoni shprehjen e mirënjohjes sime për gjithçka çka po bëni për ne, jeni një fuqi e qetë mbresëlënëse që këmbëngulni për të shtyrë Ballkanin dhe BE për të ardhur para me njëri tjetrin.