Gjatë konferencës me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është e linjëzuar me BE në raport me Ukrainën.
“Dua ta mbyll me faktin që si gjithmonë që nga dita e parë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës ne kemi folur dhe për këtë. Shqipëria ka një masë modeste ka një rol modest por ne brenda përmasës tonë dhe në rolin tonë kemi qenë jemi dhe do të mbetemi të linjëzuar me BE në raport me Ukrainën, në një fron i cili nuk është një front thjesht për të mbështetur Ukrainën por për të mbajtur flamurin e vlerave dhe të parimeve të panegociueshme.”