Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta ndjekë kombëtaren shqiptare edhe në miqësoren përballë Bullgarisë. Ai është shfaqur krah presidentit të FSHF-së, Armand Dukës në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania”.

Mësohet se i pranishëm për të parë ndeshjen është edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Kujtojmë që Shqipëria luan ndeshjen e parë miqësore nën drejtimin e trajnerit brazilian, Sylvinho. Edhe pse jo një ndeshje zyrtare interesimi i tifozëve ka qenë po ashtu goxha i lartë për të mbështetur skuadrën kuqezi.