Ditën e premte kryeministri Edi Rama do të niset drejt Londrë ku pritet të ketë takim me homologun britanik Rishi Sunak. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori mëson se në fokus të bisedimeve pritet të jetë çështja e emigrantëve dhe marrëveshja e dakordësuar për të burgosurit që të kalojnë dënimin në Shqipëri.

Marrëveshja për transferimin e personave të dënuar u miratua në parim nga Qeveria më 20 korrik, ndërsa u diskutua gjatë një vizite të Kryeministrit Rama në Londër në mars 2023.

Po gjatë kësaj vizite u firmos edhe një marrëveshje për frenimin e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria në drejt të Mbretërisë së Bashkuar.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninën e Madhe më 23 mars, e para e një kryeministri shqiptar në Downing Street, ku u takua me homologun e tij Rishi Sunak. Dua të sigurohemi që komuniteti ynë të ndihet i sigurtë ishte kërkesa e Ramës, ndërsa Sunak vlerësoi progresin e bërë për emigracionin e paligjshëm. Në diskutime dhe bashkëpunimi ekonomik dhe siguria kibernetike.