Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën e cila sipas tij nuk po shfaqet e shqetësuar sa duhet për Kosovën sepse nuk kanë thënë qoftë edhe një fjalë për gjyqin e Hagës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit. Rama thotë se mbështetja reale e Kosovës duhej treguar këtu, gjë që politika shqiptare jo vetëm që nuk e bën por e përdor për qëllime politike.

‘Po pse se keni nxjerrë njëherë një fjalë gojë, qoftë edhe ta lani për atë dramë që nuk luhet vetëm për Thaçin e luftëtarët e UÇK-së, por mbi pastërtinë e flamurit të Kosovës por edhe për figurën e Kosovës në sytë e botës. A ka mundësi vërtetë të mos e kuptoni se ata të Kosovës e kuptojnë, se nesër Kosova mund ti ketë shigjeta në fytyrë jo vetëm nga Gjykata e Hagës por nga palë nga shtete, jo njëjtë me tonat, të cilët do thonë se Gjykata provoi se ai shtet ka lindur nga krimet kundër njerëzimit. O Zot, vetëm mendimi se mund të dalë Gjykata e Hagës për t’u kthyer në argument për ta ndalur progresin e Kosovës duhet të na lërë pa gjumë. Arsyeja e braktisjes ulëritëse të atyre në Hagë, në fakt si të gjitha arsyet e zvarritjeve të shqiptareve në historinë e tyre është një tjetër sa banale aq edhe koherente. Me gjithë thelbin e qorrbelasë politike që na përndjek, urrejtja e Hashim Thaçin si fitimtar i luftës dhe të fitonte paqen.’- tha Rama.