Kryeministri Edi Rama kujtoi amanitin kombëtar për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare ndërsa nënvizoi se nuk ka luksin të mendojë të luajë me dy porta.
“Ne nuk e bëjmë as për tu dukur bukur në sytë e ndërkombëarëve as për ti bërë favor Serbisë apo kujtdo tjetër në rajon por e bëjmë për veten tonë, Shqipërinë.
Ai fill na kërkon të bëhemi përfundimisht perëndimorët e Ballkanit jo ballkanasit e radhës që duan edhe të integrohen në perëndimit demokratik edhe ti gafurren njëri tjetrin si në Ballkanin antik. Në asnjë mënyrë Shqipëria nuk e ka luksin të mendojë e të luajë me dy porta. Kurrë.
Për qametin e madh të mëndjeve që tash 10 vjet çfarë nuk lëshojnë nga goja në këtë drejtim është si të mos lihet rast për të msaakruar mua dhe PS me lloj lloj fantazish, shpifjesh, deformimesh dhe akuzash. Ja pse në Prishtinë e në Tiranë nga profile publike apo mediatike, portale u nxit menjëherë pas ngjarjes së Basnjës, kundër meje personalisht si vëllai i Vuçiçit. Kur i doli rrufeshëm aktakuza e tradhtisë sime në një prej trushplarjeve më të mëdha propagandistike,” tha Rama.