Sali Berisha ka folur për mediat pas seancës së posaçme në kuadër të vizitës së presidentit kroat, Zoran Milanoviç. Ndërsa falënderoi presidentin kroat, Berisha u pyet nëse do të ai dhe deputetët e opozitës që e mbështesin, do të bojkotojnë Kuvendin dhe nëse do të ketë protesta. Berisha tha se opozita do fillojë qëndresën e saj në Parlament me të gjitha mjete e mundshme civile, duke paralajmëruar nisjen e një beteje të vërtetë.

“Opozita de facto është përjashtuar nga Parlamenti si opozitë sovrane, në të cilën asaj në përputhje me Kushtetutën i takon të përmbushe detyrimet ndaj qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë.

Por me vendimet antikushtetuese të Ramës, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori, të emërojë bashkëkryetarin që do ai opozitës… Ndaj opozita do fillojë qëndresën e saj në Parlament, me të gjitha mjete e mundshme civile dhe do përshkallëzojë këtë, dhe armiqësisë së Ramës, do t’i përgjigjet në mënyrën e duhur. Tani nis beteja tamam”, tha Berisha.