Ka qenë mjaft optimist Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në fjalën e tij për mediat pak para nisjes së samitit historik në Tiranë. Në fjalën e tij, Michel u shpreh se ky eveniment historik do të bëjë të mundur që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë më pranë unionit. I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj, Michel u shpreh se politikat e zgjerimit në Rajon janë një investim që garantojnë paqen e prosperitetin në Evropë.

‘Është një takim shumë i rëndësishëm sepse është esencial për vendet e Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit ka luajtur një rol kryesor duke i bërë gjërat më konkrete për njerëzit. Javën e ardhshme do të kemi një samit edhe në Bruksel. Mendoj se në përfundim të këtrij samiti është e rëndësishme që të biem dakord për disa marrëveshje në pjesën Rajonale për Njohje Reciproke është po ashtu e rëndësishme të ratifikojmë marrëveshjen në pjesën e mobilitetit në mënyrë të punojmë së bashku, bashkë. Që të sjellim vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë nesh, jam shumë i sigurt që zgjerimi është një investim në paqe dhe prosperitet.’- tha Michel