Të hënën e 16 tetorit, Tirana do të presë mysafirët Perëndimorë në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Për 24 orë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.

Mediat kane zbardhur axhendën e samitit të Procesit të Berlinit ku do të marrin pjesë liderë botërorë si dhe përfaqësues të BE-së.

Samiti, i cili do të jetë i ndarë në dy sesione do të çelet më datë 16 tetor në orën 11:00 ku do të nisë pritja zyrtare e liderëve botërorë. Fjalën hapëse të samitit të Procesit të Berlinit do e nisë kryeministri Rama, kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidentja e KE-së, Von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.