Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe delegacioni i qeverisë së Serbisë, kanë mbërritur në Kinë, ku do të marrin pjesë në Forumin e tretë “Brez dhe rrugë” që nis të martën në Pekin.
Pjesë e delegacionit janë 8 ministra dhe drejtori i telekomit të Serbisë
Presidenti i Serbisë deklaroi se vizita në Kinë është shumë e rëndësishme në momente që nuk janë aspak të lehta.
Vuçiç paralajmëroi takime dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme me Kinën me fokus tregtinë e lirë dhe infrastrukturën, si dhe takime dypalëshe me presidentin kinez Xi Jinping.
Në takimin e rëndësishëm ndërkombëtar pritet të marrin pjesë zyrtarë nga 130 vende, përfshirë presidentët e Rusisë, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Francës, Greqisë, Hungarisë, si dhe përfaqësues të 30 organizatave ndërkombëtare.
I pranishëm në forum do të jetë edhe Presidenti rus Vladimir Putin, në vizitën e tij të parë jashtë Rusisë që nga nisja e luftës.
Kina dhe Rusia deklaruan një partneritet “pa kufij” në shkurt 2022 kur Putin vizitoi Pekinin vetëm disa ditë para se të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë, duke shkaktuar luftimin tokësor më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.