Goditja e madhe për Sandro Tonalin. Ish-mesfushori që la Milanin për të kaluar te Newcastle është përjashtuar nga kombëtarja e Italisë, pasi është përfshirë në skandalin e basteve në platforma ilegale, teksa ka fshehur edhe të ardhurat. Veç tyre, kampioni i mesfushës duket se është i varur nga ajo që në fillim u duk si argëtim, por që tani i ka shkaktuar telashe.
Corriere Dello Sport bën me dije se Tonali, në siklet i ka rrëfyer familjarëve se është i varur nga bixhozi dhe se do pranonte ndihmën e terapistëve, për të lënë vesin.
“Ka frikë, goditja ishte e madhe”, thonë të afërmit e tij. Kur agjentët e tij e informuan për nevojën që t’i drejtohej një terapisti për të kapërcyer problemin e varësisë ndaj lojërave të fatit, ai pranoi, megjithëse me siklet, raporton Corriere della Sport.
Ndërkohë Newcastle rezervoi një fluturim privat për të marrë mesfushorin nga Italia. Trajneri Eddie Howe është në pritje të tij dhe tashmë të premten ka kërkuar informacion për gjendjen e tij psikologjike, duke i dërguar një mesazh inkurajues.