Sara Hoxha, në “S’e Luan Topi”, ka sqaruar njëherë e mirë njohjen me bashkëshortin e saj, Ledri Vula.
Erjona: Për njohjen tënde me Ledrin, disa thonë se bëhet fjalë për një like në Instagram, disa thonë se jeni njohur përmes miqëve të përbashkët. Si ka qenë njohja juaj?
Sara: Njohja ime me Ledrin ka qenë krejt rastësisht. E kam thënë disa herë që unë nuk e kam njohur Ledrin dhe njerëzit nuk më besojnë, por në të vërtetë unë nuk e kam njohur Ledrin.
Erjona: Pra, ti nuk e dije që ishte ai këngëtari i famshëm.
Sara: E njihja si emër, por nuk e dija fytyrën e Ledrit. Një shoqa ime donte të shkonte në koncert dhe ne u bëmë si grup dhe shkuam sepse ajo njihte djalin që po organizonte partyn dhe do të kishte mundësinë për të bërë foto. Shkuam ne aty, bëmë foto. Ai, jam e bindur që e ka kuptuar që nuk e njihja kush ishte, sepse më pyeti se cila ishte kënga ime preferuar por unë nuk ja dija këngët. Dmth nuk ja dija me emër. I kisha dëgjuar sa herë që vija në Shqipëri, por nuk i dija emër.
Erjona: A u mërzit ai kur i the s’ti njoh këngët?
Sara: Jo, unë nuk i thash që nuk e kisha dëgjuar, thjesht nuk i ktheva përgjigje. Ne bëmë foto, të nesërmen foton që bëmë bashkë ja dërgoj Ledrit në Instagram. Sepse Ledri ishte shumë i pashëm.
Erjona: A është kjo foto?
Sara: Jo jo, ajo është foto skandaloze. Atë foto nuk do ta shihni kurrë sepse unë kam qenë në gjendjen time më të keqe. Kam qenë e shumë e shëndosh, kam qenë me të sheshta dhe ishte totalisht edhe një party që si kisha dhënë rëndësi edhe në veshje. Ja dërgova foton, folëm shumë pak.
Erjona: Për çfarë folët?
Sara: Agjë konkrete… “Si je? Ça bën? Jam në Hamburg, shiko këto gjëra”, dhe asgjë. Unë nuk i ktheva më përgjigje sepse mu duk edhe pak, diçka kot. Pastaj jemi takuar pas një vit e ca në një koncert që Ledri ka patur në Jalë dhe ai më mbante mend. Dhe aty ishte ajo indicja, dmth “shiko se ky më mbajti akoma mend, edhe me emrin….”.
Erjona: Mendon se e intrigoi fakti që t’i nuk e dije kush ishte ai, shumë ndryshe nga vajza të tjera që… le ta themi se Ledri ishte beqari i lakmuar, ai djali trendi…
Sara: Jam e bindur që po. Unë jam e bindur që ajo ka qenë. Ai ka thënë “po kjo, vjen deri këtu dhe nuk mi di këngët?!”
Erjona: Kjo e intrigoi.
Sara: Po. Ai thotë “jo, më kanë pëlqyer sytë”, por nuk e besoj.