Filmi i shumëpritur “Në kuadër të dashurisë” kishte mbrëmë premierën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Yjet e filmit kanë parakaluar në tapetin e kuq ku i priti një numër i madh i fansave që erdhën t’i shohin nga afër.
Mes aktorëve pjesëmarrës në film ishte edhe partnerja e reperit, Ledri Vula, Sara Hoxha.
Sara ishte ndër të parat që arriti në premierë, teksa nuk hezitoi të bënte ‘selfie’ me admiruesit e saj.
Bukuroshja mahniti me elegancën e saj. Ajo kishte veshur në një fustan të gjatë ngjyrë ari me shkëlqim që e përshtati me këpucë me taka gjithashtu ari dhe çantë të vogël me ngjyrë të zezë.
Flokët e saj ishin të kapura në një bisht lartë, ndërsa makijazhi u kombinua në mënyrë perfekte me ‘look’-un e saj, bashkë me aksesor ari në qafë dhe dorë.