Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kritikuar Putinin se po tregohet cinik me komentet e tij në lidhje me luftën në Izrael dhe vrasjen e civilëve të pafajshëm. Ndërkohë që vetë ai ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës.

“Më duhet ta them se jam i shokuar kur dëgjoj se presidenti rus ka deklaruar dhe paralajmëruar se kjo luftë duhet të marrë fund pasi ka civilë të vrarë kudo. E vërteta është se nuk është e mundur të jesh më cinik se kaq,” tha ai.

Olaf Scholz rrëfeu përballë deputetëve në Parlamentin gjerman edhe përjetimet emocionale të asaj çfarë kishte parë në Izrael teksa u takur me familjarë që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur si pasojë e sulmeve nga grupi militant palestinez.

Kancelari Gjerman Olaf Scholz paralajmeroi Iranin dhe grupin Hezbollah te Libanit që të mos bëjnë gabim dhe të vendosin që t’i bashkohen luftës së Hamasit kundër Izraelit.