Asambleja e Përgjithshme e PostEurop që po mbahet në Bratislavë në kuadër të 30 Vjetorit të Unionit, pas kërkesës së Postës Shqiptare për të njoftuar kandidaturën e saj si vendi pritës i këtij eventi të rëndësishëm europian, vendosi unanimisht që takimi i radhës në vitin 2025 të zhvillohet në Tiranë.

Aprovimi unanim i Asamblesë së Përgjithshme të PostEurop për të organizuar takimin në Tiranë në vitin 2025 shënon një moment historik për Postën Shqiptare. Për herë të parë Tirana do të mirëpres të gjithë krerët e operatorëve postar europian duke riafirmuar rolin e saj në kontekstin rajonal dhe europian të shërbimit postar ndërkombëtar.

Për një javë Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Postave, duke ndërthurur dimensionet lokale me ato ndërkombëtare si dhe promovuar imazhin e vendit dhe ngritjen e profilit të saj në skenën ndërkombëtare të shërbimeve postare.

Në Asamblemë e 30-të të PostEruop të zhvilluar në Bratislavë, Posta Shqiptare u përfaqësua nga Drejtori i Departamentit të Markës dhe Investimeve, Z. Arjan Cakalli, dhe Drejtori i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Z. Gjergj Hamiti.