Hapja e Mësonjëtores në Korçë në vitin 1887 ishte ngjarje me rëndësi historike, por shkollat e para shqipe datojnë shekuj më herët.
Shkolla e Kurbinit, themeluar me 1632 në afërsi të Krujës është një prej shkollavetë para shqipe.
I përkiste vilajetit të Shkodrës dhe u ngrit në fshatin Gallatë pasi aty Gjergj Kastriot Skënderbeu kishte shumë ndikim.
Nikoll Balozi, mësues në pension tregon se atë kohë zona ishte shumë e populluar. Klasa që u hap në 1632 nga Ipeshkvi Gjon Kolesi kishte 12 nxënës.
Përveç leximit e shkrimit, aty jepej dhe mësimi i gramatikës. Përdoreshin si tekste mësimore në gjuhën shqipe veprat e Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit.
Shkolla e Shna Premtes së Kurbinit në Gallatë vazhdoi deri në vitin 1650, pushtuesit osmanë penguan veprimtarinë e saj derisa e mbyllën.
Balozi thotë se ndërtesa e shkollës rezitoi deri në vitin 1989 më pas ajo u përdor si sallë për bagëtitë dhe aksidentalisht u dogj nga zjarri.
Objektet e kultit që ndodhen në zonë mbartin vlera të rëndësishme historike dhe kulturore por Nikoll Balozi thotë se fshati është lënë në harresë nga pushteti vendor që nuk ka investuar prej dekadash.
Shkolla e Kurbinit dhe ajo e Velës ishin më të rëndësishmet në Shqipërinë e veriut gjatë Mesjetës. Ato u ngritën në zona të thella dhe të fshehta malore për ti shpëtuar kësisoj ndikimit ottoman.