Izraelitët në zonat përreth Rripit të Gazës janë evakuuar dhe raketat vazhdojnë të godasin rajonin.
Më shumë se dy milionë palestinezë kanë mbetur të bllokuar ndërsa ditë e natë Gaza goditet me armatim të rëndë. Mes civilëve në Gaza janë dhe rreth 150 pengje izraelitë. Familjarët druhen se të dashurit e tyre mund të mos shpëtohen.
“Nuk e di si do të përfundojë kjo, por e di që nuk do jetë një fund i lumtur. Nuk do jetë një fund i lumtur për askënd”, tregon Stolarz Adolpho,i cili dyshon se mbesa e tij është marrë peng.
Grupet humanitare brenda Gazës thonë se ndikimi i krizës tek civilët po rritet, atyre u është ndërprere komunikimi me botën dhe tani u janë ndërprerë edhe burimet jetësore si uji, ushqimi dhe energjia elektrike.
Në Jeruzalem rreth një orë e gjysmë nga Gaza, shumë izraelitë janë të zemëruar nga konflikti, duke thënë se pavarësisht aftësive të saj të njohura për ruajtjen e sigurisë, qeveria dështoi t’i mbronte.
Të tjerë fajësojnë të gjithë popullin palestinez, duke thënë se kundërshtitë mes palëve në konflikt janë më të forta se kurrë më parë.
“E them përsëri. Ose ne ose ata. Mund të fillojmë t’i godasim fort”, shprehet Nir Barashi, qytetar izraelit.
Gazën e kontrollon Hamasi, grupi militant, që ndërmorri sulmin e befasishëm të shtunën e kaluar.
Qindra civilë nga të dyja palët kanë mbetur të vrarë ndërsa mjëra të tjerë janë plagosur.
Jashtë Rripit të Gazës, pasojat e ditëve të para të këtij konflikti janë të dukshme nëpër rrugët e braktisura, ndëra Izraeli mbledh forcat për atë që së shpejti mund të jetë më tepër se një përshkallëzim i situatës.